Aktualitet

Inxhinieri: Paslëkundjet janë normale, natyra i ka të nevojshme

Shkruar nga Liberale
Inxhinieri: Paslëkundjet janë normale, natyra i ka të nevojshme

Inxhinieri Agim Seranaj tha se  paslëkundjet janë normale, pas një tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Riheter.

Ai tha më tej se Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë, por duhet të kuptojmë se pas lëvizjes së madhe të pllakave tektonike ato duhet të ripozicionohen sërish, prandaj natyra i ka të nevojshme.

Duhet të mësohemi se të tilla lëkundje do ti ndjejmë. Ngjarje si në Japoni nuk do të kemi as në madhësi dhe as në frekuencë. Duhet ti quajmë normale. Duhet të kuptojmë pse natyra i ka të nevojshme. Tërmeti zhvillohet prej lëvizjeve të pllakave tektonike.

Janë pllaka të mëdha ato duhet të gjejnë ri pozicion dhe gjatë kohës që duan të stabilizojnë veten krijojnë edhe këto lëkundjet post shok. E fjetura në makinë duhet të eliminohet patjetër. I kam parë vetë dhe kur i shoh në makina me fëmijët, nuk i shoh dot. Kam qenë edhe në Durrës edhe në banesat apo pallatet që i kam parë që nuk kanë dëmtime i kam thënë banorëve që të futen brenda. Nuk ka arsye për të fjetur jashtë”, tha Seranaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH