Aktualitet

Interpoli godet 59 grupe kriminale që trafikonin ilaçe false, 14 të arrestuar në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Një operacion ndërkombëtar i koduar "Shield" ka goditur 59 grupe kriminale, të cilët trafikonin barna të falsifikuara dhe të substanca të rrezikshme për shëndetin.

Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve. Pjesë e tij ishte edhe policia shqiptare, e cila ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione.

[caption id="attachment_1311299" align="alignnone" width="2048"] Foto e marrë nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit në Facebook[/caption]

Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar. Gjithashtu, u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH