Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha ka dalë nga selia blu nën masa të rrepta sigurie. Ai është shoqëruar nga të dyja krahët nga truprojat.
Këto masa vijnë pas incidentit të 6 dhjetorit, ku Berisha u godit me grusht nga një 32-vjeçar.
Berisha ishte rrethuar me dy kordonë truprojash teksa iu drejtua Bulevardit për t’u vendosur para Kryeministrisë.