Aktualitet

Inaugurohet busti i ish-kryeministrit grek në Deçan, Rama: Do të doja të ishte këtu miku im i dashur, Kyriakos Mitsotakis

Shkruar nga Liberale

Sheshi i Derviçanit do të mbajë emrin e ish-kryeministrit grek, Konstantinos Mitsotakis. Ditën e sotme është inaguruar busti i tij, ndërsa ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Dimitris Avramopoulos, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ministër i Mbrojtjes në Greqi.

Kryeministrit Edi Rama e përshkroi gjatë historinë e këtij politikani, djali i të cilit Kyriakos sot është kryeministër i Greqisë. Dhe teksa dy vendet kanë një tension mes tyre pas arrestimit të Fredi Belerit, për Ramën Konstantinos Mitsotakis vjen në vendin e duhur në kohën e duhur.

"Rikthimi i tij në këtë shesh sot, mendoj se është një rikthim i duhur, në vendin e duhur, por edhe në kohën e duhur i një njeriu të duhur, për të mishëruar me praninë e vetë të përjetshme lidhjen e pandashme të minoritetit grek me Greqinë. Do kisha dëshiruar shumë që sot të ishte këtu dhe Kyriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur, por me siguri dhe ai do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar", tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh më tej se minoriteti grek është kurora e artë e bashkëjetesës së minoriteteve në vend dhe sherret e lindura nga politikat elektorale do të tejkalohen.

"Ju e dini po ashtu se jeni për Shqipërinë një pasuri e çmuar, një lidhje e pandashme mendjesh e zemrash mes popujve, e cila, nuk dobësohet dot, kur politika hyn në mes tyre së prapthi me tekat dhe arsyet e mos arsyes së saj. Politika elektorale me nevojat e saj trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë së plazmuar qysh në lindjen e kohërave mes fqinjëve si Shqipëria dhe Greqia. Herë më lehtë dhe herë më vështirë kalojnë dhe sherret dhe keqkuptimet mes vëllezërish që jetojnë në shtëpi të ndryshme", u shpreh kreu i qeverisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH