Aktualitet

"Imperialiste dhe kriminele lufte", Irani e krahason Mbretëreshën me Hitlerin

Shkruar nga Liberale

Ndërsa bota është në zi për një nga figurat më të dashura në historinë moderne, regjimi autoritar pretendoi se vdekja e monarkes është 'lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës' dhe tha se trashëgimia e saj është 'plot me krime, neveri dhe pisllëk'.

Udhëheqësit e regjimeve të ngjashme autoritare, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, shprehën ngushëllimet e tyre ndaj familjes mbretërore javën e kaluar. Por ministria e jashtme e Iranit nuk ka komentuar vdekjen e saj apo ngjitjen në fron të mbretit Charles III, dhe kanalet e saj televizive të lidhura me qeverinë kanë përhapur komente të neveritshme për trashëgiminë e saj.

Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur Mbretëreshën 'një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit' dhe madje e krahasoi atë me Adolf Hitlerin, shkruan Daily Mail.

Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha, në komentet e përkthyera nga Instituti i Kërkimeve të Lindjes së Mesme: “Ndoshta, në dritën e 70 viteve të saj në fron, ajo duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitlerin".

Mbretëresha që  që drejtoi Britaninë dhe Komonuelthin për 70 vjet u krahasua me liderin nazist, që mbikëqyri vdekjen e miliona njerëzve në Holokaust.

“Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që ky person vdiq sepse ajo vdiq pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj.

Në një transmetim në gjuhën angleze në rrjetin qeveritar PressTV, ai shtoi: “Mbretëresha është një imperialiste e famshme, kolonialiste, kriminele lufte, agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhet nën emrin e saj. Pra, ne kemi vetëm një grusht njerëzish që janë përfshirë në kaq shumë mizori në shekullin e kaluar: Hitleri, për shembull, disa presidentë amerikanë i përkasin asaj liste dhe mbretëresha Elizabeth ,që mbikëqyri fundin e perandorisë britanike.

Numri i njerëzve që janë vrarë është në miliona dhe mbretëresha është përgjegjëse për këtë. Drejtësia nuk iu dha një prej individëve më të egër të shekullit të kaluar".

Faqja e internetit e PressTV postoi gjithashtu një koment në internet duke kritikuar Mbretëreshën për kryesimin e një 'mbretërimi kolonial' i cili 'shkaktoi vuajtje torturuese për miliona në mbarë botën'.

Ata e fajësuan atë për faktin se Irani nuk kishte sovranitet mbi Bahreinin dhe për shtypjen vdekjeprurëse të protestuesve kundër regjimit iranian në vitin 2009.

Faqja e internetit pretendoi se demonstruesit ishin indoktrinuar nga Mbretëresha dhe BBC për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të bërë thirrje për fundin e regjimit teokratik./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH