Protesta e invalidëve të punës është shoqëruar me tensione. Teksa një prej protestuesve tek Ministria e Financave, nisi të thotë se ishte antikomunist dhe të bënte thirrje kundër qeverisë, dikush ka ndërhyrë, duke e cilësuar personin në fjalë ‘spiun’.
“Ti je spiun, nuk je në radhët tona. Maskara, ik!”, dëgjohet teksa thotë një prej protestuesve personit që ndërhyri për të marrë fjalën.
Invalidët e punës kanë parashtruar sot 8 kërkesa për qeverinë. Ata thanë se, nuk duan lëmoshë, por të plotësohen kërkesat e tyre.