Kledi ka qenë shumë i komentuar ditët e fundit pasi doli në një takim me Beatrixin dhe shprehu pëlqim për Arjolën ndërkohë që jashtë "Big Brother" është i lidhur.
Sot banori u shpreh se është ndjerë keq për këtë situatë dhe se nuk ka ardhur në këtë show për të bërë lojë me femrat.
Ai ka treguar se zgjodhi që të dalë në takim me Beatrixin për ta njohur më shumë brenda formatit, por jo për më tepër.
“Jam më i qetë. Jam ndjerë shumë keq sepse s’kam dashur të jem pjesë e kësaj loje. Skam ardhur të bëjë lojë me femrat, kam shumë respekt për femrat. Femra është gjëja më e bukur që ka falur kjo perëndi, qoftë femra që kam jashtë Triksa apo Arjola. Triksës nuk i kam bërë deklarata dashurie, thjeshtë e zgjodha ta njoh edhe më shumë”, tha Kledi.
Ndërsa Beatrix tha se është ndjerë shumë në siklet kur ka dalë në takim me Kledin.
“Unë nuk dua të kërkoj falje për se si jam ndjerë, ndërsa për të tjerët është dukur e ekzagjeruar para se të dilja në datë”, tha Beatrix.