Aktualitet

"I kërkova Papës që të njohë Kosovën"

Shkruar nga Liberale
"I kërkova Papës që të njohë Kosovën"

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpreh pas vizitës në Vatikan se i ka kërkuar Papa Françeskut që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. “Eksperienca jonë ballkanike na mëson që nuk mund të luhet lojë luftrash në rajonin me të kaluar dhe të sotme problematike.

Për këtë arsye duhet dialog i vazhdueshëm, prosperitet ekonomik, energji pozitive për qytetarët tanë, por mbi të gjitha një projeksion i mirëfilltë Evropian për të ardhmen tonë.

Zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me Europskepticizmin e brendshëm të disa forcave politike të BE-së, por duhet të jetë e vetmja rrugë për ta bërë të gjithë Ballkanin pjesë të BE-së larg influencës së fuqive të treta në rritje.

Gjithashtu, roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH