Aktualitet

I afrohet nivelit 200 lekë për litër, rritet nafta për herë të katërt brenda pak javësh

Shkruar nga Liberale
I afrohet nivelit 200 lekë për litër, rritet nafta për

Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me 5 lekë për litër, për të katërtën herë radhazi brenda pak javësh.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 197 lekë, nga 192 lekë që ishte pak ditë më parë.

Benzina shitet me 199 lekë, nga 196 lekë që ishte më parë. Në pikat e tjera çmimi i naftës ishte më i lartë. Kompania Bolv Oil po e shet një litër naftë aktualisht me 199 lekë për litër.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 21 lekë për litër (katër herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH