Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore, duke nisur kështu funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë.
KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë. Ndërkohë këto, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.
"Dosjet janë grumbulluar tashmë zyrtarisht sipas burimeve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Numri i dosjeve aktualisht është 32 mijë të tilla. Pritet që brenda një afati të shkurtër këto dosje të shqyrtohen", shkruan BW.