Aktualitet

Homazhe në Tiranë për 1 vjetorin e vdekjes së Klodian Rashës

Shkruar nga Liberale

Ditën e nesërme pritet të zhvillhen homazhe përkujtimore për 1 vjetorin e vdekjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, duke u qëlluar me armë nga efketivi policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore.

Qytetarët kanë njoftuar se të mërkurën në datë 8 dhjetor në orën 18:00 do mbahen homazhe përkujtimore përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë se pas vrasjes së të riut nga efektivi i policisë, një numër i madh qytetarësh u ngrit në protesta të organizuara në çdo qytet të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH