KF Skënderbeu – KF Vllaznia është finalja e madhe e vlefshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.
Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe.
Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga KF Vllaznia, me rezultatin 1-0.