Mal i Zi

Mali i Zi/ Helmohen pas drekës në restorant, 96 turistë të huaj

Shkruar nga Liberale
Mali i Zi/ Helmohen pas drekës në restorant, 96 turistë të

Të paktën 96 turistë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pasi hëngrën në një restorant në Budva.

Ishin kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë konsumatorë në një restorant.

Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me simptomat e helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes.

Në komunën e Budvës është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se konsumatorët e një restoranti janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun. Mes të helmuarve kanë patur edhe fëmijë dhe janë dërguar në spital me të vjella. Mjekët, kanë konfirmuar se pavarësisht nga helmimi askush nuk rrezikon jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH