Aktualitet

Haxholli qëlloi policin prej 2 metrash largësi, në dhomë u gjetën...

Shkruar nga Liberale
Haxholli qëlloi policin prej 2 metrash largësi, në dhomë u

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Kavajë, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli.

Sipas Abc News, Haxholli ka qëlluar me armë ndaj Bledar Toçit, nga një largësi prej 2 metrash, duke e lënë atë të plagosur.

Ndërsa polici i është kundërpërgjigjur me disa të shtëna duke e lënë atë të vdekur.

Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku, kurse fqinji tjetër kishte shkuar për të marrë pije dhe ushqime.

Në trupin e Haxhollit janë gjetur disa plumba por ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë numrin e saktë, ndërsa në banesë janë gjetur mbi 16 gëzhoja.

Ndërsa autori Bledar Toçi ndodhet në spitalin e Durrësit në reanimacion. Ai do të mbahet nën arrest derisa të zbardhet ngjarja dhe të kuptohet nëse ishte vrasje me paramendim apo për vetëmbrojtje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH