Globi

Haradinaj mesazh Albin Kurtit: Bëj qeverinë ose lësho rrugë!

Shkruar nga Liberale
Haradinaj mesazh Albin Kurtit: Bëj qeverinë ose lësho rrugë!

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti një mesazh mjaft të qartë.

Haradinaj thotë se Kurti duhet ose të gjejë një formulë duke bërë shumicën me LDK-në ose të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjej formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë varur. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH