Aktualitet

Hapet gara për rrugën Milot-Fier, Balluku: Opozita po hedh baltë

Shkruar nga Liberale
Hapet gara për rrugën Milot-Fier, Balluku: Opozita po hedh baltë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për projektin Milot-Fier.

Ajo tha se i  përgjigjet Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që sipas saj nuk i zë gjumi natën.

“Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjedhë zift.

U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?” tha Balluku. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH