Aktualitet

Hapet gara për drejtuesin e BKH, SPAK: Fituesi do trajnohet nga FBI

               Publikuar në : 10:31 - 10/01/20 liberale

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njofton se është hapur gara për strukturën tjetër të re të drejtësisë shqiptare, BKH.

Sipas njoftimit të SPAK, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të drejtuar grupin prej 60 hetuesish.

“BKH-së i duhet një drejtues i aftë për të bashkëpunuar ngushtë edhe me SPAK si dhe kandidati fitues do të trajnohet në SHBA nga FBI”, njofton SPAK.

NJOFTIMI I PROKURORISË SË POSAÇME ANTIKORRUPSION

MESAZH NGA DREJTUESI I PROKURORISE SE POSAÇME

Njoftim për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Drejtorit të BKH-së 10.01.2020 Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish.

Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së.

Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI). /Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back