Studentët e Universitetit Europian të Tiranës mund të përfitojnë një diplomë europiane që ndërthur përvojat më të mira të universiteteve të Bashkimit Europian me ato të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Masterin e Përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG) për vitin akademik 2021-2022.
Hapet thirrja e re pwr aplikime pwr programin PoSIG - Master i Përbashket në Shkenca Politike: Integrim dhe Qeverisje, i cili u ofron studentëve mundësinë për të marrë një diplomë të përbashkët me të paktën një Universitetin Paris Lodron Salzburg. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar, të cilët kanë të paktën një diplomë Bachelor në Shkenca Politike dhe / ose fusha të përafërta studimi.
Ky është viti i tretë në Shqipëri si një ndër nismat e para edhe në nivel Europian, ku ofrohet një master të përbashkët mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me fokus në shkenca politike. Masteri i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), është një program 2 vjeçar pasuniversitar sipas standardeve europiane. Nisur nga zhvillimet sociale, ekonomike, politike e kulturore në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i PoSIG nuk është të ofrojë thjesht një tjetër diplomë master në shkenca politike, por të ofrojë për studentët dhe profesionistët e rinj një mundësi për tu arsimuar në dy nga prioritet e rajonit, pra në atë të integrimit dhe të mirëqeverisjes. PoSIG ofron 120 kredite dhe pesë fusha të ndryshme specializimi nga të cilat studentët mund të zgjedhin dy. Fushat e specializimit që mund të zgjedhin studentët janë: Teori Politike, Politika të Krahasuara, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Integrimi Europian, Administrimi dhe Politikat Publike. Viti i parë i studimeve bëhet në një nga universitetet pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe viti i dytë i masterit mund të bëhet në Shqipëri ose në një nga universitetet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.
Si mund të përfitojnë studentët shqiptarë nga ky program? Çfarë avantazhesh ka kjo diplomë?
PoSIG ofron mundësinë studentëve shqiptarë që t’i japin një vlerë të shtuar studimeve të tyre me një master të standardeve europiane, i cili i përgatit për sfidat e ardhshme të tregut të punës dhe të europianizimit të vendit. Të gjithë të interesuarit për të thelluar studimet e tyre me një master që fokusohet jo thjesht në shkenca politike, por edhe në proceset e integrimit dhe mirëqeverisjes që janë thelbësore për Shqipërinë, si edhe që dëshirojnë të kenë një diplomë europiane me vlerë të shtuar në tregun e punës, janë të ftuar të aplikojnë për PoSIG.
Së pari, studentët shqiptarë përfitojnë një diplomë europiane që ndërthur përvojat më të mira të universiteteve të Bashkimit Europian me ato të Ballkanit Perëndimor. Së dyti, diploma dhe i gjithë programi PoSIG është në anglisht dhe realizohet në vende të ndryshme të Europës, çka i krijon mundësi studentëve shqiptare për mobilitet, për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre, për njohjen e kulturave të reja, për të mësuar nga pedagogë ndërkombëtar e për të krijuar rrjet me student nga e gjithë bota. Së treti, PoSIG ndërthur më së miri kurrikulën akademike me prioritet zhvillimore të Shqipërisë dhe rajonit duke iu përgjigjur edhe kërkesave të tregut të punës për të diplomuarit në shkenca politike. Akoma më tej, PoSIG ofron mundësi praktike pune dhe është i përshtatshëm si për studentët që duan të ndjekin rrugën akademike edhe për ata që synojnë më tepër zbatimin praktik të shkencave politike. P.sh. studentët mund të zgjedhin kurse metodologjie të avancuara, ose kurse të aplikuara të politikës.
A është i akredituar masteri PoSIG?
Akreditimi i masterit të përbashkët PoSIG u realizua me sukses në nivel europian nga Agjencia Austriake e Sigurimit e Cilësisë dhe Akreditimit (AQ Austria). Kjo qasje europiane është një tjetër risi e këtij masteri, i cili ka mbështetjen e Komisionit Europian si një master pioner që po zbaton parimet e vendosura në Konferencën e Ministrave të Arsimit në Yerevan në vitin 2015. Kjo marrëveshje është firmosur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri. PoSIG iu nënshtrua një procesi rigoroz të vlerësimit nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh të arsimit të lartë, studiuesve dhe pedagogëve të shkencave politike, Komisionit Europian si edhe AQ Austria. Në fund procesi rezultoi me sukses dhe tashmë PoSIG është i akredituar sipas standardeve europiane të studimeve në nivel master.
PoSIG shënon diplomën e parë të përbashkët në nivel europian dhe një bashkëpunim të ngushtë e produktiv me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ky projekt ka sjellë mundësi mobiliteti e trajnimi për lektorët e studentët e shkencave politike në UET. Përmes PoSIG, UET është përfaqëson një rast të suksesshëm sesi arrihet qendrueshmëria e projekteve të arsimit të lartë të mbështetura nga Komisioni Europian. Përmes EuroPS dhe PoSIG, UET ka zgjeruar më tej rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe ka aplikuar në projekte të tjera të zhvillimit të arsimit të lartë. Qëllimi jonë është që tu ofrojmë pedagogëve, kërkuesve dhe studentëve proceset akademike më të mira në fushën e shkencave politike në bashkëpunim me partnerët europian.
Ndërkohë, tre muaj më parë në nëntor të vitit të kaluar me anë të një vendimi Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ka akredituar maksimalisht me gjashtë vite programin e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja” (POSIG). /Gazeta Liberale