Aktualitet

Hajduti hyn në dhomën e hotelit dhe i merr miliona lekë familjes në Borsh

Shkruar nga Liberale

Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdutët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra.

Shkuam në det, kalamajtë shkuan për të marrë diçka tek dhoma dhe gjetën derën hapur. Ishte masakruar. Kishin marrë çfarë kishin dashur dhe një shumë të hollash. Hoteli quhet “Ciao Borsh”, ndërkohë që ishte hapur edhe dhoma e gocës së pronarit paralel. Edhe aty kishin marrë disa para. 1 milion lekë, diçka e tillë. Bëmë denoncimin sipas rregullit në Himarë, që atëherë nuk kemi marrë përgjigje. Të dalë e vërteta sepse kursimet tona për 4-5 ditë pushime u kthyen në stres. Më shumë u stresuan kalamajtë”, u shpreh Korani.

Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala.

Pronari Hito Lala: Janë marrë lekë dhe neve, janë marrë gocës lekë.

Gazetarja: Kjo është hera e parë që ka ndodhur?

Pronari Hito Lala: Po, hera e parë. Kam 3 dhoma plazhi, në njërën rrinte goca, në kat me ata. Ajo ka patur 2000 e ca euro dhe lekë shqiptare. Tani ku t’i gjej gjithë ato lekë? Kush mund t’i japë, po nuk u kapen autorët? S’e di fare, si do funksionojë kjo punë. S’e di fare, o motra. Asnjë lloj informacioni, as prokuroria, vajti 1 vit pak a shumë.

Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hajduti ka qenë i maskuar.

Hito Lala tregoi se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë?

Hito Lala: Po! Morëm targën, që e kapën kamerat dhe nga ajo u zbërthye e gjitha. Kapën atë djalin, e prunë në Himarë, ai ka bërë deklaratë në Himarë, po unë s’kam informacion, se çfarë ka thënë. Ka thënë, që ia kam dhënë filanit makinën.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë nga x person dhe ndërkohë ky x person në Qeparo ia ka dhënë Y?

Hito Lala: Po!

Gazetarja: Dhe Y është personi që ka hyrë në ndërtesën tuaj, në hotelin tuaj?

Hito Lala: Kanë qenë dy veta, një ka qenë shoferi. Ky nga Tirana dhe ai tjetri mendohet bashkëpunëtor nga Borshi.

Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallëzim.

Informacioni: Jo, për te Hito Lala janë nisur dy herë. Është ngjarja, që thua ti dhe janë nis në prokurori. Në momentin, që janë, nisen në prokurori, duhet të marrësh informacion në prokurori, jo tek neve!

Qytetari:  Po prokuroria tani është në Vlorë, apo Sarandë?

Informacioni: Në Vlorë, në Vlorë! Prokuroria në Vlorë thuaji, në shtator të 2021-shit. Ka qenë rreth datës 10 shtator.

Qytetari:  10 Shtator!

Informacioni: Po 10 Shtator janë nis materialet,- thuaj asaj sekretares, kur të dalë ajo,- aty thuaj rreth datës 10 shtator 2021-shit janë nis materialet nga komisariati i Himarës.

Po materialet janë çuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti./tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH