Aktualitet

Grupi i armatosur në Zvecan pjesë e ‘Wagner’? Zv/drejtori i Policisë: Kemi pasur informacione se po lëvizin në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Grupi i armatosur në Zvecan pjesë e ‘Wagner’? Zv/drejtori

Vazhdojnë tensionet në veri të Kosovës.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.

Sakaq, Dioqeza Rashkë-Prizren ka konfirmuar se një grup personash, të maskuar e të armatosur, kanë sulmuar manastirin e Banjskës.

Sipas njoftimit të dioqezës, thuhet se ky grup është futur në manastir me një automjet të blinduar dhe se grupi i personave të maskuar e të armatosur po lëvizin nëpër oborrin e manastirit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH