Aktualitet

"Gripi shkakton vdekje”/ Simptomat e virusit që po qarkullon në Shqipëri, ja kush duhet të bëjë kujdes

Shkruar nga Liberale
"Gripi shkakton vdekje”/ Simptomat e virusit që po qarkullon

Në vend është duke qarkulluar virusi i gripit i tipit A. Në institutin e shëndetit publik është izoluar ky tip virusi, ndërkohë që thonë se grip ka qarkulluar edhe gjatë verës, pasi tashmë nuk bëhet survejancë vetëm në fillim të sezonit.

Por në vend janë duke qarkulluar paralelisht si virusi i gripit ashtu edhe i COVID-it, simptomat e të cilëve janë të ngjashme tek pacientët që preken.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se gripi është një sëmundje e pabesë, pasi merr jetë njerëzish sidomos në grupet e riskut.

“Tek ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, tek personeli mjekësor. Gripi është i pabesë. Gripi shkakton vdekje”, deklaroi Silva Bino.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH