Globi

Greqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet, ose të presin sanksionet

Shkruar nga Liberale
Greqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet, ose të presin sanksionet

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ekzekutivit turk ,duke i kërkuar urgjentisht largimin e anijeve nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor.

Petsas u shpreh në një intervistë në Skai TV se Turqia duhet të largojë anijet, ndryshe BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund ta verë në veprim në çdo moment në rast hezitimi nga turqit.

"Për herë të parë kemi një listë të sanksioneve, të cilat janë të rrepta dhe mund të zbatohen tërësisht ose pjesërisht. Në qoftë se nuk ka një de-përshkallëzim këto ditë, është e sigurt që në 24 dhe 25 Shtator, gjërat do të jenë shumë të vështira për Z. Erdogan në Këshillin Evropian", tha ai.

Zëdhënësi i qeverisë greke kritikoi edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i kërkuar që të mbajë pozicionin e tij duke mos tentuar që t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.

"Masa nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s për të folur në lidhje me një marrëveshje të pretenduar nuk duhet të kishte ndodhur. Ai duhet të qëndronte në nivelin teknik dhe të mos krijonte përshtypje as jashtë dhe as brenda. Ne kemi thënë shumë herë se kushdo që mban funksione publike duhet të veprojë me seriozitetin e imponuar nga zyra që ai mban. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu mban një pozicion të shkëlqyeshëm," tha ai, duke shtuar se çështja e vetme që kemi për t'u marrë me Turqinë është caktimi i zonave detare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH