Greqia ka ndryshuar masat për qytetarët që hyjnë në shtetin grek. Sipas udhëzimeve të reja, duke filluar nga data 19 dhjetor ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022 ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnozuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin test negativ PCR 72-orëvesh ose test të shpejtë antigjenik të kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF në adresën elektronike me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes.
Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafë Botë funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.