Globi

Grekët protestë për emigrantët nga Lindja e Mesme

Shkruar nga Liberale
Grekët protestë për emigrantët nga Lindja e Mesme

Banorët e ishujve grekë, aty ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvëndësuar kampet e tyre me qendra paraburgimi.

Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios dhe demostruesit kërkuan që emigrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe që të largohen nga vendi.

“Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me refugjatët jemi duke u burgosur edhe ne”, tha Stratis Ververis, një nga organizatorët e protestës.

Më shumë se një milionë emigrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek.

Fluksi më i madh i hyrjeve ndodhi në vitet 2015-2016 megjithatë vetëm vitin e kaluar, 59.726 persona arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, organizatat humanitare i kanë përshkruar kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke si të tmerrshme dhe çnjerëzore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH