Në ndeshjen Gramshi-Ada 4-0 është dhunuar gjyqtari i ndeshjes B.L., 32 vjeç. Ai akordoi penallti në pjesën e dytë në favor të Gramshit.
29-vjeçari V.P. nuk është pajtuar me vendimin e tij dhe e ka ofenduar dhe goditur fizikisht.
Sipas informacioneve të policisë, agresori është shoqëruar dhe po mbahet në ambjentet e Komisiariatit të Policisë së Gramshit.
Njoftimi i policisë:
Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .
Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.