Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes një njoftimi zyrtar të hënën mbrëma bëri të ditur se i arrestuari i parë i Speciales, Salih Mustafa do vazhdojë paraburgimin në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.
Kujtojmë se ai u arrestua më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe më 28 tetor Mustafa doli për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.
Thuhet se rasti i Mustafës mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim dhe për dy muaj të tjerë.
Brenda kësaj periudhe gjyqtari Guillou do të shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të marrë një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit./Gazeta Liberale