Aktualitet

Gjonaj reagon pas krijimit të Kushtetueses: Hap përpara drejt BE

Shkruar nga Liberale
Gjonaj reagon pas krijimit të Kushtetueses: Hap përpara drejt BE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas zyrtarizmit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një statusi në Facebook, Gjonaj shprehet se ky është një hap domethënës që plotëson njëkohësisht edhe një nga kushtet e vendosura nga BE.

“Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi! Gjykata Kushtetuese tashmë funksionale me 6 anëtarë! Një hap domethënës përpara që i shërben Shqipërisë në avancimin e reformave, por njëkohësisht plotëson të gjitha prioritetet e vendosura për negociatat për anëtarësim në BE. Falenderim BE dhe USA për mbështetjen e pakursyer.”, shkruan Gjonaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH