Aktualitet

Gjendet i vdekur në përrua një person në Devoll

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur në përrua një person në Devoll

Një person është gjetur pa shenja jete në një përrua nga banorët e zonës në fshatin Grapsh të Devollit.

Policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, por dyshohet se është emigrant i paligjshëm.

Nga ana tjetër sipas informacioneve paraprake dyshohet se personi në fjalë ka humbur jetën për shkaqe aksidentale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH