Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas skandalit të Safet Gjicit.
Ky i fundit dha dorëheqjen pasi në rrjet qarkulloi një video e tij teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë Kukës.
Sipas Bardhit, ky është shpërdorim i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës dhe asgjë e re. Ndërsa e cilësoi Gjicin si një Edi Rama të Kukësit.
Deklarata e plotë:
Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak.