Autoritetet ruse kanë akuzuar gazetaren televizive, Marina Ovsyannikova, për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura.
Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për “shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse” dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.
Avokati tha më herët në Telegram se policia hyri në banesën e klientes të tij në Moskë dhe e kontrolloi atë pa praninë e saj.