Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me titullin: Mesazhet e ambasadores amerikane

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me titullin: Mesazhet e ambasadores amerikane

Jo vetëm ka trazuar ujërat e politikës shqiptare, por Departamenti Amerikan i Shtetit duket një nxitës i punëve të institucioneve të Drejtësisë së Re në Shqipëri.

Si investuesit më të mëdhenj të Reformës, që nisi pesë vjet më parë, e cila – në fjalët e ambasadores Yuri Kim është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por e nevojshme për vendin -Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar përmes të dërguarve të tyre se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi dhe që zyrtarët e lartë të nisin të kenë frikë.

Por përtej vëzhgimit rigoroz të ecurisë në Reformën në Drejtësi, e cila po sheh ngritjen dhe formësimin e disa prej institucioneve të reja dhe pastrimin përmes vetingut të atyre që e përbëjnë sistemin aktual, ShBA ka përdorur në më shumë se një rast përcaktimin publik “non grata” të disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve shqiptarë, për korrupsion aktiv.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH