Futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga klubi i tij danez Vejle.
Sipas menaxherit teknik të klubit Jakob Kruger, mesfushori e ka marrë Covid-19 gjatë udhëtimit për në Shqipëri për t’iu bashkuar kombëtares sonë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.
Vejle raporton gjithashtu, se lojtari ka qëndruar në karantinë për një javë në Shqipëri.
Përpara ndeshjes me Lituaninë, FSHF-ja deklaroi rezultatet e analizave të 3 futbollistëve të kombëtares Ardian Ismajli, Ylber Ramadanit dhe Hysen Memollës, të cilët u vlerësuan si negativ me Covid-19.