Kthehet frika e madhe ndaj COVID-19 në Kinë. Kontea Jia, që bën pjesë në provincën Henan që ndodhet në kufi me Hubein (aty ku lindi koronavirusi) është izoluar i gjithi.
Personat rezidente në këtë zona që janë diku tek 600 mijë duhet të marrin leje të posacme për të dalë nga shtëpia. Vec kësaj ai që shkon në punë, duhet t'i matet temperature cdo ditë dhe duhet të veshë maskë mbrojtëse .
“South China Morning Post” duke cituar një funksionar të lartë lokal bëri të ditur se të gjitha masat e marra së fundmi janë futur në fuqi pasi autoritetet po i tremben një vale të re të pandemisë në këtë provincë.