Sport

Foto/ Të qara dhe ulërima, dëmtimi në fushë shtang gjithë lojtarët

Shkruar nga Liberale
Foto/ Të qara dhe ulërima, dëmtimi në fushë shtang

Një dëmtim i rëndë në fushë, ka kaluar në plan të dytë rezultatin mes Evertonit dhe Tottenhamit, që përfundoi mr barazimin 1:1. Lojtari portugez, Andre Gomes pësoi një dëmtim të rëndë, pas ndërhyrjejes së Son Heung-min.

Situatën e rëndë  e ka rrëfyer Turku Cenk Tosun (autori i golit të barazimit në kohën shtesë). Ai deklaroi se lojtarët që ishin më pranë portugezit në ato momente të vështira gati nisën të qanin nga ato që i panë sytë.

Tosun vrapoi për ta penguar mesfushorin e Portugalisë që të shikonte këmbën e tij të thyer, por trauma ishte madhe dhe Gomes kishte kaluar në gjendje shoku.

“Të gjithë janë kaq të trishtuar. Disa lojtarë thuajse nisën të qanin. Andre është shoku. Sytë e tij ishin të hapur dhe aq të mëdhenj. Ai qante, bërtiste dhe bërtiste. Unë thjesht u përpoqa ta mbaja dhe të flisja me të. U përpoqa t’i thosha që të qëndronte i qetë. Ne nuk mund ta kuptonim. Ai e kishte pësuar atë dëmtimin.”

Pasi iu nënshtrua testeve spitalore, u konfirmua se Gomes kishte pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë.

Futbollisti nga Koreja e Jugut, Son Heung-min, i cili shkaktoi incidentin, u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje.

Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, insistoi që Son nuk duhet larguar nga fusha.

“Son ishte i shkatërruar, lojtarët nga Evertonit erdhën për ta ngushëlluar. Sigurisht, në këtë moment ishte pak konfuz. Askush nuk e di në fushë që një duel mund të ketë pasoja të tilla. Ishte thjesht fati i keq”, deklaroi Pochettino./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1100057,1100059,1100055,1100056,1100060,1100061,1100058"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH