NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mission në Mars.
Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.
Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.
Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade.
NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1187537,1187538,1187539,1187540"]