Beyonce ka zgjedhur për videoklipin e saj të radhës stilisten nga Prizreni, Lena Berisha. Kjo e fundit ka publikuar një video në Instagram, ku shihet me një fustan plot shkëlqim.
Lena Berisha ka tërhequr vëmendjen e disa artistëve me emër duke përfshirë Cardi B apo dhe një tjetër shqiptare të famshme, Bebe Rexhën. Kujtojmë se diva ka zgjedhur disa herë krijime të një tjetri stilisti kosovar, ato të Valdrin Sahitit.