Aktualitet

Foshnja vdiq në aksident, prindërit shqiptarë akuzohen për vrasje

Shkruar nga Liberale
Foshnja vdiq në aksident, prindërit shqiptarë akuzohen për

Një foshnje dy muajshe ndërroi jetë në spitalin Cisanello në Pisa, pasi makina ku udhëtonte me prindërit u përfshi në një aksident së bashku me dy automjete të tjera.

Fatale për foshnjën ishte hapja e airbag, që i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë dhe në kraharor, pasi prindërit e kishin vendosur në sedijen e parë sexholinon e fëmijës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, foshnja nuk ia doli dot.

Sipas mediave italiane, disa orë pas vdekjes së fëmijës, ndaj prindërve ka nisur një hetim. Akuza që rëndon mbi ta është ajo e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas kodit rrugor thuhet se fëmijët nga 0 deri në 15 muajsh duhet të qëndrojnë në sexholino të vendosur në sedijen e pasme dhe në krahun e kundërt me udhëtimin, (fytyra e fëmijës të shikojë në dritaren e pasme të makinës). Pasi fëmija të arrijë peshë mbi 9 kg, sexholino mund të kthehen në pozicionin normal në sedijen e dytë, por vetëm pasi të jetë çaktivizuar airbag-u./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH