Gjatë paradites së sotme trafiku në rrugën transballkanike në Vlorë ka qenë i bllokuar. Radhët kilometrike të makinave kanë vazhduar deri në Lungomare.
Kjo situatë ka nisur që në orët e para të mëngjesit për shkak të fluksit të pushuesve që janë nisur nga Kosova dhe qytete të tjera të vendit drejt plazheve të Vlorës dhe me tej ne jug te vendit.
Kjo fundjavë përkon dhe fillimin e muajit gusht, që shënon dhe fluksin më të lartë të pushuesve.