Aktualitet

Me lot në sy, flet drejtoresha e shkollës në Gramsh ku u vra nxënësi 15-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Me lot në sy, flet drejtoresha e shkollës në Gramsh ku u vra

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme opinionin publik ku 15-vjeçari Fatjon Bici, humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra nga një konflikt mes bashkëmoshatarëve.

Sherri ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku mbeti i plagosur dhe kushëriri i tij pasi u përfshinë në debat me 5 adoleshentë.

Drejtoresha e shkollë Ardiana Hasa shprehet se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti i përfshirë në konflikt nuk ishte nxënës problematik.

Me lot në sy ajo tregoi se si e kishin njoftuar për ngjarjen dhe dhimbjen e jashtëzakonshme që kishte përjetuar për një fëmijë si Fatjoni, që siç tha ishte shembullor.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH