Aktualitet

Flet i riu i akuzuar për përdhunimin e gjyshes dhe akuzon babain

Shkruar nga Liberale
Flet i riu i akuzuar për përdhunimin e gjyshes dhe akuzon babain

Ndërkohë që Gjykata e la në burg, i riu Saimir Meçani i akuzuar për dhunimin fizik të gjyshes së tij, foli për gazetarët nga brenda mjetit të Policisë së Shtetit. Pas deklaratës së tij për gazetarët, policët shoqërues u pezulluan nga detyra.

Në lidhje me akuzat për përdhunimin e gjyshes, i riu e mohon krimin e rëndë dhe akuzon babain, duke shtuar se e vërteta do të dalë pas disa ditësh.

Rrëfimi i plotë i Saimir Meçanit:

A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?

Jo, gjallë në botë jo. Ik tani na lërë rehat.

Nuk e ke përdhunuar?

Jo. Nuk e bëra. Do të shikohet për 5 ditë kur të bëhet te gjyqi

Pse të akuzon babai ty?

Nuk akuzoi atë ditë ai, por të nesërmen vajti.

Pse duhet ta bëjë babai atë?

Nuk e di, atë e di ai.

Ai është babai juaj biologjik?

Ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër, nuk më donte, do të më shesë edhe tokat.

Po nënën kush e ka dhunuar?

Nuk e di. Ai edhe plakën time e la, bëhet xheloz te plaka ime, 60-vjeçe e di se shkon me të tjerët me lekë.

Po në Greqi për cfarë je dënuar?

Nuk jam dënuar.

Për çfarë u arrestove?

Sepse isha pa letra.

Ke dhunuar kushërirën tënde?

Jo, nuk është e vërtetë.

Kur je i pastër pse mbulohesh?

Do më lini rehat, i pastër jam. O shef do të ikim ne?

Sa fëmijë ke?

Pesë fëmijë kam.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH