Aktualitet

Flet babai i Naim Murselit për “Me Zemër të Hapur”: Ja si e mora vesh për arrestimin e djalit!

Shkruar nga Liberale

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka sqaruar detaje të reja për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën Liridona Ademaj.

INTERVISTA

Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia

Po e vërtetë

Si e mësuat lajmin?

Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.

Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?

Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonin, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.

 

Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…

Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH