Sport

Fitorja në Tiranë shkroi historinë e Murinjos, trajneri që merr 5 tituj evropianë

Shkruar nga Liberale
Fitorja në Tiranë shkroi historinë e Murinjos, trajneri që

Një Jose Murinjo emociononal festoi atë që ai e quajti arritje historike, duke u bërë trajneri i dytë që fitoi pesë tituj të mëdhenj evropianë pas Giovanni Trapattoni, ndërsa skuadra e tij AS Roma fitoi Ligën e Konferencës së Evropës.

Murinjo, i cili kishte fituar më parë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën UEFA, bëri një grumbullim unik të trofeve evropiane, pasi Roma mundi Feyenoord 1-0 në Tiranë, duke shtuar edhe Ligën e Konferencës në koleksionin e tij.

Që nga viti 2003, ku Murinjo ka nisur drejtimin e skuadrave, e ka marrë pesë herë trofeun në shtëpi, me skuadrat: Porto, Inter Milan, Manchester United dhe së fundi Romën.

“Gjëja më e mirë në karrierën time është se, përveç Europa League me Manchester United, ta fitoj trofe me Porton, Interin dhe Romën. Është një ngjarje shumë, shumë e veçantë”, tha Mourinho. “Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin, kur ke bërë investime për të fituar, por është krejt tjetër të fitosh kur diçka ndihet e pavdekshme."

"Kjo fitore do të mbetet në historinë e Romës, por edhe timen. Më thanë se vetëm unë, Sir Alex (Ferguson) dhe Giovanni Trapattoni fituam trofe në tre dekada të ndryshme. Më bën të ndihem pak i vjetër, por është mirë për karrierën time".

Murnjo arriti një fund të mirë të sezonit të tij të parë në kryeqytetin italian, pasi e çoi skuadrën në vendin e gjashtë në Serie A. Portugezi nuk ka në plan të kërkojë sfida të reja, pasi tashmë po e kërkon sezonin e ardhshëm me klubin e Romës.

“Tani po qëndroj këtu, nuk ka dyshime”, ka shtuar Murinjo. “Edhe nëse dalin disa thashetheme, unë dua të qëndroj vetëm te Roma". “Ne duhet të kuptojmë se çfarë duan të bëjnë pronarët tanë sezonin e ardhshëm, të cilët janë njerëz fantastikë, por ne mund të ndërtojmë një projekt vërtet të fortë me profesionistë të ndershëm".

"Sigurisht që ndihem si një romanist, por kjo mund të jetë mënyra ime e punës. Unë jam një tifoz i Portos, një tifoz i Interit, një tifoz i Chelseat, jam i çmendur pas Real Madridit, tani jam një tifoz i Romës, iu përkas të gjithëve, sepse kemi pasur momente së bashku”./Reuters- Liberale.al

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH