Showbiz

Finalja e “She’s on Top 4”, ja kush u shpall fituese

Shkruar nga Liberale

Katerina nga Bjellorusia, jo pak e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit social TikTok, ka rrëmbyer vendin e parë në “She’s on Top”.

Ky është edicioni i katërt i këtij emisioni, që mbledh vajza të bukura nga vendi, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të shpallur atë që është “On Top” në më shumë fusha.

Katerina, e cila ka spikatur për bukurinë e saj natyrale, u shpreh e emocionuar për fitoren.

Tashmë, ajo do të ketë mundësinë të bëhet gjithashtu pjesë e pasarelavetë Paris dhe Milano Fashion Week.

Postimi i plotë i saj në rrjetin sociale Instagram:

“My first post is in Albanian, but I’ll give it a try ??

Dy muaj më parë, kur sapo po shkoja në casting, as që mund ta mendoja se mund të isha këtu ku jam tani. Ishte një periudhë e pabesueshme dhe magjike për mua. Të them të drejtën, isha shumë e shqetësuar për njohjen e gjuhës shqipe, por besimi dhe mbështetja e familjes dhe miqve nuk më lanë të dorëzohem.

Dhe sigurisht që më motivoi shumë edhe ideja që pasaporta shqiptare të bëhet më e afërt? Dua të them një falenderim të madh për të gjithë produksionin dhe stafin @argjiraspanca @jetmiraagalliu @edmanushi @albixhani @aneida.duka @elio_osmani @kristdragot @deamichellee @graciano_tagani që ishin pjesë e kësaj periudhe të mrekullueshme. Një super ekip që punonte çdo ditë që ne së bashku me publikun të shijonim një spektakël të bukur dhe një falenderim të veçantë për shpirtin tim @klintonzeqiraj . Ju mbështetët të gjitha idetë e mia dhe ndihmuat në zbatimin e tyre. Ti besove në mua dhe nuk më le të dorëzohem?

Është për të ardhur keq që vitin e ardhshëm është e pamundur të marr pjesë përsëri, do të kthehesha me kënaqësi❤️??”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH