Mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët, që do të gëzojnë kualifikimin historik të kombëtares sonë në Gjermani. Pavarësisht rezultatit, Shqipëria e ka prerë biletën mes 24 skuadrave më të mira.
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, si e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.
Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.
Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes kanë bërë me dije se do jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha. Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.