Deklaratat e babait të 22-vjeçarit, i cili së fundi hapi zjarr në një lokal homoseksualësh në Kolorado Springs të SHBA-së, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 18 të tjerë, nuk mund të cilësohen vetëm si skandaloze dhe absurde.
Duke folur në një intervistë, kur një avokat e thirri për t'i treguar për shpërthimin vrastar të djalit të tij në Club Q disa ditë më parë, Aaron Brink tha se fillimisht ishte i shqetësuar se 22-vjeçari ishte homoseksual. "Isha i trembur. Unë thashë: "Dreq, ai është homoseksual? Por ai nuk është homoseksual", tha 48-vjeçari para kamerës së stacionit televiziv, duke lëshuar një psherëtimë të theksuar lehtësimi...
“Unë jam Mormon. Unë jam një republikan konservator dhe ne nuk e falim homoseksualitetin," tha Brink, një ish-luftëtar i MMA-së që ndërroi karrierën për t'u bërë një yll porno dhe më vonë pati probleme serioze me ligjin për shkak të drogës.
Personi i arrestuar, i quajtur Anderson Lee Aldrich, hapi zjarr të shtunën mbrëma në barin e homoseksualëve Club Q, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 18 të tjerë, përpara se klientët të arrinin ta ndalonin atë.
Brink, i cili jeton në San Diego, ka vite që është larguar nga djali i tij, madje duke besuar për një kohë të gjatë se ai kishte vdekur. Vrasësi i dyshuar 22-vjeçar kishte ndryshuar mbiemrin për t'u shkëputur nga babai i tij, pasi u ngacmua në internet si adoleshent për 'karrierën' e Brink në pornografi dhe varësinë nga droga
Babai i autorit të dyshuar, në intervistën e tij, ka pranuar se marrëdhënia e tij me të birin ishte shumë problematike. Sipas tij, hera e fundit që kanë folur ka qenë gjashtë muaj më parë, kur papritur e ka telefonuar djali i tij, duke e lënë të shokuar pasi mendonte se ai kishte vdekur. Në vitin 2016, shpjegoi ai, ish-i i tij e kishte telefonuar dhe e kishte gënjyer se Anderson kishte vrarë veten. “Kam pasur një krizë nervore”, shpjegon Brink.
48-vjeçari ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja kur djali i tij ishte ende foshnjë dhe mungonte gjithmonë në jetën e tij. Siç theksoi ai në intervistën e tij - disi jokoherente - vitet e abuzimit dhe goditjeve në kokë si një luftëtar MMA e kanë lënë atë të dëmtuar përgjithmonë./Liberale.al