Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë duke e çuar numrin në 327.
"Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.
Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave", tha Eugena Tomini. /Gazeta Liberale