Aktualitet

Ylli Ndroqi në Policinë e Tiranës, avokati i tij sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Ylli Ndroqi në Policinë e Tiranës, avokati i tij sqaron ngjarjen

Mesditën e sotme Ylli Ndroqi është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Avokat i tij ka deklaruar jashtë dyerve të Policisë se forcat operacionale kanë tentuar t’i merrnin klientit të tij makinën me të cilën ai po udhëtonte.

Ai u shpreh se brenda 5 ditësh, Ndroqi do ankimojë vendimin në apelin e SPAKUT.

“Ka qenë me mjetin e tij. Kanë shkuar forcat operacionale pas një urdhri për t’i marrë makinën me të cilët udhëtonte. Ka kërkuar t’i behet e ditur arsyeja

Kemi ardhur në drejtorinë  Policisë së Tiranës. Na është komunikuar urdhri për sekuestrimin. Na është dhënë vendimi në dorë. Për 5 ditë do e apelojmë në Apel të SPAKUT.

Pasuria e tij është nga burime të ligjshme dhe se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH