Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar, dy të proceduar

Shkruar nga Liberale
Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar, dy të

Dy qytetarë, të cilët tentuan që të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës, janë zbuluar nga Policia. Burime zyrtare bënë me dije se është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur të Hasit, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH