Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Bulqizë, reagon Meta: Thellësisht i tronditur

Shkruar nga Liberale
Ngjarja e rëndë në Bulqizë, reagon Meta: Thellësisht i

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë në Ostren të Bulqizës, ku një nënë u gjet e pajetë me dy fëmijet e saj në banesë.

"Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.

Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!", shkruan Meta në Facebook.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, ku 3 anëtarët e familjes u gjetën pajetë, ndërsa vajza tjetër që gjendej në banesë ndodhet në spital.

Fillimisht u tha se humbja e jetëve ka ardhur për shkak të asfiksimit nga bombola, por sipas mjeku i zonës ka deklaruar se ata mund të jenë helmuar nga ushqimi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH