Policia ka arrestuar presidentin e Klubit të futbollit të Cërrikut, Gentian Gjoka. Operacioni i policisë u zhvillua pas informacioneve nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri. Pas lokalizimit, ai u prangos në rrugën “Medar Shtylla”.
Më pas nga verifikimet rezultoi se Presdienti i Turbinës ishte i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës për mashtrim.
Njoftimi i Policisë
Policia e Tiranes ka arrestuar nje person, te shpallur ne kerkim nga Policia e Vlores, me akuzen per “Mashtrim”.
Shtetasi G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë u zbulua nga policia pas informacioneve qe mberriten se ai qarkullonte me arme zjarri. Policia iu vu ne ndjekje dhe e lokalizoi ne rrugën “Medar Shtylla” ne kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak. arma
Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.
Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Gazeta Liberale